Vendosni fjalën kyçe....

Shefja e Epidemiologjisë, Tomini: Shtimi i një ore policore minimizon kontaktet e ngushta


Prej disa ditësh në Shqipëri kanë hyrë në fuqi masat anti-covid. Kjo ka ardhur si pasojë e shtimit të rasteve të infektimit ndërsa në vend është prezent varianti Delta i koronavirusit.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini e ftuar në edicionin e lajmeve në “ABC News” ka folur rreth masave të reja ku ka shpjeguar edhe arsyen e vendosjes së këtyr mesave siç është ora policore e zgjeruar dhe karantina për rastet ku udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nuk paraqesin test negativ, pasaportë vaksinimi apo vërtetim që e kanë kaluar covid në 6 muajit e fundit.

Sipas Tominit me shtimin e infektimeve u pa e mundur që të ndryshonin masat pasi sipas saj një orë më shumë mbyllur kufizon shumë më tepër përhapjen e koronavirusit

“Vlerësimi i masave ka qenë dinamik. Ndërsa për sezonin veror ka insistuar në respektim të distancimit fizik dhe masave të thjeshta. Ishin elementë të domosdoshëm. Dhe duhet edhe tani. Ndaj është e rëndësishme.”, tha Tomini.

Sipas saj ndryshimi i orës policore ka ndikim.

“Marrja e një orë dhe shtimi i një ore policore është avantazh në minimizim e kontakteve të ngushta. Në këtë orë kemi frekuentim më të madh. Dhe do kemi komunikim më të afërt me përdorimin e alkoolit apo muzikës që do afrohemi më shumë me njëri tjetrin. Favorizojnë kontakte të ngushta.”, theksoi shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.