Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në Florida, vriten 4 persona


Një i ri, i veshur me jelek antiplumb, ka qëlluar për vdekje 4 persona, përfshirë dhe një fëmijë që qëndronte në krahët e nënës. Një vajzë 11-vjeçare gjithashtu ishte qëlluar disa herë dhe është transportuar me aeroplan në spitalin e përgjithshëm Tampa për kirurgji, raporton NBC News.

Mediat e huaja shkruajnë se pas sulmit, autori u përfshi në një “luftë të shtënash” me policinë, rezultat i të cilit ishte vetëdorëzimi i tij.

Ngjarja ndodhi në një shtëpi të Floridas, ku policia gjeti katër persona të vdekur: një burrë, një grua dhe foshnjën brenda shtëpisë, dhe një grua tjetër brenda një shtëpie tjetër.