Një futbollist i ri i cili pësoi një arrest kardiak të dyshuar ndërsa luante në një ndeshje të Kupës së Rinisë FA ka vdekur fatkeqësisht.
Klubi West Bridgford Colts pohoi se Dylan Rich humbi jetën tragjikisht. Futbollisti i ri u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje midis West Bridgford dhe Boston në Regatta Way të enjten.
Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendin e ngjarjes dhe ndeshja u braktis. Mjekët bënë përpjekje për të ringjallur lojtarin teksa dëshmitarët pohuan se ai u godit me defribilator disa herë.
I mituri më vonë u dërgua me urgjencë në Qendrën Mjekësore të Mbretëreshës në Nottingham me ambulancë.
Shkaku i vdekje nuk është përcaktuar ende po për rastin ka nisur një hetim.