Vendosni fjalën kyçe....

Aeroporti i Rinasit bën njoftimin për personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë


Aeroporti i Rinasit ka njoftuar personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë se duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit ku data e vaksinimit të plotë të jetë të paktën dy javë para udhëtimit.

Dokument tjetër që pranohet është prova me anë të testit të kalimit të Covid-19 deri 6 muaj pas shërimit prej tij.

Në rast se nuk ekziston asnjë nga këto dokumente, udhëtari duhet të dorëzojë tamponin ose testin antigen si dhe duhet të bëjë 10 ditë karantinë në vendin e plotësuar në formular.

Po kështu udhëtarët duhet të plotësojnë paraprakisht një formular në adresën:

www.einreiseanmeldung.de

Njoftimi

“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë

Të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Gjermanisë duhet të jenë të pajisur me:

1.Pasaporten vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë ose provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

2.Digital PLF Passenger Locator Form: einreiseanmeldung.de

Në rast se nuk jeni të pajisur me çertifikatën e vaksinimit duhet të keni testin Antigen ose PCR dhe duhet të bëni 10 ditë karantinë në adresen e shkruar në PLF.

Fëmijët nën moshën 12 vjeç përjashtohen nga detyrimi i testit molekular ose antigjen.

Faleminderit për mirëkuptimin,

Tirana International Airport