Erling Haaland mahnit tifozët, ‘çan rrjetën’ gjatë stërvitjes me kombëtaren norvegjeze (Video)


Nëse jeni një portier përballë një goditjeje nga Erling Haaland, ajo që pritet duhet të jetë vërtet tmerruese – siç tregojnë pamjet nga stërvitja e talentit norvegjeze me ekipin kombëtar.

Në moshën 21 vjeç, Haaland me gola e tij është tashmë një nga yjet më të lakmuar në futbollin botëror.

Pas qëndrimit te gjigantët e Bundesligës, Dortmund këtë verë, një betejë ofertash duket se do shpërthejë në gjithë kontinentin vitin e ardhshëm kur të nisë klauzola për prishjen e kontratës që shkon deri në 100 milionë euro.

Haaland e ka filluar këtë sezon mjaft mirë duke shënuar gjashtë herë në pesë ndeshje për Dortmundin deri më tani.