Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati për kancelar në Gjermani: Fëmijët do shkojnë në shkollë, jo më bllokim


Ne nuk do të kemi asnjë bllokim tjetër dhe mund t’i dërgojmë fëmijët tanë në shkolla, deklaroi zëvendëskancelari gjerman , gjatë një fjalimi në Bundestag.

Kandidati i SPD-së për kancelar theksoi se ”Gjermania ka arritur deri këtu, pra, duke e kaluar krizën pandemike, pasi vendi dhe qeveria ishin të bashkuar”.

”Numri i rasteve me koronavirus në Gjermani ka tejkaluar shifrën katër milionë”, sipas Institutit Robert Koch (RKI).

Në Gjermani 65,7 për qind e popullatës e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 61,2 për qind dozën e dytë.