Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konufca, ka kritikuar qëndrimin e zv.kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për qëndrimin e tij në kohën kur klerikët ortodoksë serbë kënduan këngën Ddo kthehemi në Kosovë’.
Ai e quan të turpshëm qëndrimin gatitu të Abazoviçit.
“Me vetë faktin atje që edhe klerikët, edhe njerëzit që duhet të merreshin me punë shtetërore, përjetojnë ekstazë tu e kënduar këngën ‘Do të kthehemi në Kosovë’, kjo punë nuk është fare shpirtërore. Është e turpshme për Abazoviçin të qëndrojë gatitu teksa po këndohej ajo këngë e turpshme”, tha Abazoviç në kanalin T7 të Kosovës.
Konjufca shtoi më tej se Serbia dëshiron të krijojë ‘botën serbe në Ballkan’.
“Kjo që ndodhi në Mal të Zi dje, është në favor të argumentit që e shpjegova, Serbia e ka të njejtë orientim si të viteve 1990. Këtë orientim të njëjtë më së miri e shpjegon qëndrimi i Aleksandër Vuçic e Aleksandër Vulin. Kjo sintagmë është krijimi i bOtës serbe në Ballkan. Krijimi i botës serbe në Ballkan është bashkimi i Republikën Serbe me Serbinë e ajo i ka 25 mijë kilometra katror, është e madhe sa krejt Maqedonia. Së dyti marrja e Veriut të Kosovës, eksterritorializmi i mëtutjeshëm i Kosovës si dhe një Zajednicë në Kosovë edhe pasi ta ndajnë Kosovën. Sa i përket Malit të Zi, me e detyru me heq njohjen e Kosovës, me u largu nga NATO e me u federalizu”, shtoi Konjufca.