Dy efektivië policie ‘Shqiponja’ janë aksidentuar teksa patrullonin me motor.
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e Re pranë Kopshtit Botanik ku një makinë që drejtohej nga 40-vjeçari me iniciale R.K., është përplasur me motorin ku ndodheshin dy efektivët E.M. e J.D.
Njëri nga efektivët mësohet se ka dëme më të rënda e janë dërguar në spital për mjekim.
Njoftimi
“Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim). Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”
*Foto Credit: Syri