Vendosni fjalën kyçe....

Suedia planifikon heqjen e kufizimeve Covid-19


Suedia do të heqë pothuajse të gjitha kufizimet e saj kundër COVID-19 më 29 shtator, për shkak të përparimit të programit të saj të vaksinimit dhe situatës së mirë epidemike, njoftoi sot qeveria.

“Pas kësaj date, vetëm rekomandimet e përgjithshme për rritjen e higjienës dhe distancimin në vendet publike do të mbeten, edhe pse qeveria planifikon të prezantojë një leje vaksinimi për ngjarje të mëdha”, shpjegoi ekzekutivi.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë të jemi në gjendje të heqim kufizimet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ministrja e Shëndetësisë, Lena Hallengren, në një konferencë për shtyp.

Vendi nordik u dallua gjatë krizës pandemike duke mos u mbyllur, por rekomandoi punën në distancë, sa më shumë që të ishte e mundur, vendosi tavane për tubimet, numër të kufizuar për klientët në tryeza dhe orët e hapjes së restoranteve ose bareve, disa prej të cilave janë ende në fuqi.

Heqja graduale e këtyre masave ishte planifikuar për në maj, si pjesë e një plani me pesë faza, e katërta e të cilave do të jetë në fund të shtatorit.