Talebanët kanë shpallur një qeveri të përkohshme në Afganistan që tani e tutje do të quhet “Emirat Islamik”.
Qeveria do të udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, raporton “BBC”.
Ministër i Brendshëm do të jetë një lider i kërkuar nga FBI-ja, i grupit militant Haqqani. Sarajuddin Haqqani, ministri i ri i Brendshëm është kreu i grupit militant të njohur si rrjeti Haqqani, të cilët janë të lidhur me talebanët dhe kanë qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse në luftën dydekadëshe të vendit.
Rrjeti Haqqani është quajtur një organizatë e huaj terroriste nga SHBA-të.
Emërimet e tjera përfshijnë Mullah Yaqoob si ministër i Mbrojtjes, Amir Khan Muttaqi si ministër i Jashtëm në detyrë dhe Mullah Abdul Ghani Baradar dhe Mullah Abdul Salam Hanafi si dy zëvendës.
Të pyetur nga “BBC”-ja se pse në qeveri nuk kishte asnjë grua, Ahmadullah Wasiq tha se kabineti nuk ishte finalizuar ende.