Vendosni fjalën kyçe....

Burri në Vietnam dënohet me 5 vite burg, shkeli rregullat e karantinës


Një gjykatë në provincën Ca Mau të Vietnamit ka dënuar një burrë me pesë vjet burg pasi ai u shpall fajtor për thyerjen e kufizimeve të Covid-19, me prokurorët që argumentuan se sjellja e tij çoi në disa infeksione dhe një vdekje.

I akuzuari, Le Van Tri, u akuzua për ‘përhapjen e sëmundjeve infektive të rrezikshme te njerëzit’, një krim i cili parashikon një dënim prej 5 deri në 10 vjet burg nëse rezulton në vdekjen e të paktën një personi sipas kodit penal të Vietnamit.

Tri u zbulua se kishte udhëtuar në Ho Chi Minh, qyteti më i madh i Vietnamit, në mars 2021 për të punuar në një treg lokal me shumicë. Pasi punëdhënësi i tij u detyrua të mbyllte biznesin për shkak të kufizimeve të Covid-19, Tri dhe kunati i tij u kthyen në provincën e tij të lindjes Ca Mau në korrik 2021.

Pasi u kthye në Ca Mau, Tri paraqiti deklaratën e tij mjekësore dhe u urdhërua për t’u izoluar në shtëpi. Sidoqoftë, ai së pari shkoi për të aplikuar për përfitimin e papunësisë dhe gënjeu kur u pyet nga punonjësit nëse kishte udhëtuar jashtë krahinës, njoftuan mediat lokale të hënën.

Tri supozohej të izolohej për 21 ditë, por thuhet se nuk iu bind urdhritr. Katër ditë pas izolimit, ai doli pozitiv për Covid-19, me gjykatën që e gjeti atë përgjegjës për infektimin e disa njerëzve të tjerë, nga të cilët njëri ka vdekur që atëherë.