Vendosni fjalën kyçe....

Kim takon Krajën: SPAK do t’i ndjekë penalisht pavarësisht sa të pasur janë apo çfarë partie kanë


Yuri Kim takon kreun e SPAK-ut, Arben Krajën dhe jep një mesazh të qartë mbi “të pasurit” apo “krahun politik” që kanë ata që do ndiqen penalisht.

“SPAK-u do hetojë pavarësisht sa të pasur janë apo çfarë partie kanë”, është pak a shumë mesazhi i përkthyer në shqip i ambasadores amerikane në Tiranë.

“SPAK-u do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI-së, SPAK-u po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.

Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK-u ka hapur 264 raste të reja (218 për korrupsion + 46 për organizata kriminale). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70 milion eurove që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…”, shkruan ambasadorja amerikane në “Twitter”.