Prej orës 20:45 Shqipëria do luajë sfidën e radhës për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 ndaj San Marinos në Elbasan Arena.
Një orë para sfidës është publikuar edhe formacioni me të cilin trajneri Edi Reja do zbresë në fushën e blertë.
Reja rikthen Strakoshën në portë ndërsa në mbroje fut Enea Mihajn në vend të Ardian Ismajlit. Ndërsa dy mbrojtësit e tjerë mbeten Xhimshiti dhe Kumbulla.
Në mesfushë do luajë Hysaj, Bajrami, Bare dhe Trashi. Në Sulm do jenë Mane dhe Uzuni me Laçin prapa krahëve të tyre.