Vendosni fjalën kyçe....

Vetëm pesë sekonda lojë, rekordi i 11-metërshit më të shpejtë në botë (Video)


11-metërshi më i shpejtë është dhënë në ndeshjen mes Tanzanisë me Madagaskarin ditën e djeshme.

Pas nisjes së lojës, në aksionin e parë të Tanzanisë, gjyqtari dha 11-metërshin pas vetëm 5 sekondash lojë. Lojtarët nga të dyja palët mezi kishin kohë të regjistronin faktin se ndeshja kishte filluar kur një lojtar i ekipit vendas lëshoi ​​një top të gjatë drejt zonës së rreptësisë së Madagaskarit.

Simon Msuva, ishte më i shpejti për të reaguar ndaj rrëmujës në zemër të mbrojtjes së Madagaskarit, duke e kaluar topin pranë portierit, duke bërë që ky i fundit të ndërhynte në mënyrë të parregullt e duke shkaktuar një 11-metërsh.

Erasto Edward Nyoni më pas e shndërroi goditjen në gol për t’i dhënë Tanzanisë një avantazh të hershëm në ndeshjen që ekipi e fitoi 3-2.

Një hulumtim i shpejtë në librat e rekordeve tregon se Malit të Zi iu dha një penallti vetëm 10 sekonda në një ndeshje me Ganën në 2014, ndërsa në nivelin e klubeve një ndeshje mes Hamburg dhe Paderborn në Gjermani pa një penallti të dhënë pas tetë sekondash.