Vendosni fjalën kyçe....

Virusi Nipah vret 12 vjeçarin në Indi, shtohet numri i të prekurve


Të paktën 11 persona në shtetin indian Kerala besohet se janë prekur nga Nipah, një virus i rrezikshëm për të cilin nuk ekziston asnjë vaksinë.

Numri në rritje i infeksionit vjen vetëm një ditë pasi një djalë i ri humbi jetën nga sëmundja. Numri i njerëzve që shfaqin simptoma të virusit arriti në 11 të hënën, sipas ministres së Shëndetësisë në Kerala, Veena George.

Ndër të prekurit janë prindërit e djalit 12-vjeçar të vrarë nga virusi të dielën, përveç të afërmve të tjerë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor që trajtuan të rinjtë.

“Gjendja e tyre është e qëndrueshme. Nëna e djalit kishte ethe të dielën në mbrëmje, por ajo ka rënë tani,”u tha ministri gazetarëve, duke shtuar se ishte krijuar një listë e gjurmimit të kontakteve prej rreth 251 personash, me 54 prej të cilëve të konsideruar si ‘me rrezik të lartë’ dhe të vendosur në izolim.

Rreth 129 në listë janë personel mjekësor, dhe nga ata, 30 janë në kategorinë me rrezik të lartë.