Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dyfishtë në Pejë, dyshohet se viktimat qëlluan njëri tjetrin me armë pas një konflikti


Në mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, si dhe një person ka mbetur i plagosur.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri.

Bëhet e ditur se personat që kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, janë dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Blerand Kadriaj.

Po ashtu i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.

Ndërsa Blerand Kadriaj në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Deçanit.

Telegrafi mëson se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Pejë, dhe pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete, ka ndodhur gjuajta me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria dhe po merren me rastin.