Vendosni fjalën kyçe....

Vritet në Kosovë kandidati i PDK-së për Pejën dhe ish-kandidati


Mbrëmjen e sotme mediat në Kosovë raportuan se janë regjistruar disa të shtëna me armë zjarri në Pejë, afër shkollës së mesme ekonomike “Ali Hadri”.

Dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat sipas raportimeve ku njëri prej tyre është kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj.

Dyshohet se Ademaj është vrarë se bashku me ish-kandidatin e PDK-së për Deçanin, Blerand Kadriaj.

I vrari i dytë në Pejë është ish-kandidati i PDK-së në Deçan

Lajmin se ka të plagosur dhe të vdekur nga të shtënat e ka konfirmuar për Gazetën Express Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejës, Shkodran Nikçi.

Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokuroria e Departamentit të Krimeve të rënda dhe po merret me rastin.

Aktualisht nuk raportohet për të arrestuar lidhur me rastin.