Vendosni fjalën kyçe....

Zbuloi se do i rikthehej gazetarisë pas dorëheqjes nga LSI-ja, Luan Rama takohet me Ylli Ndroqin, pronarin e Ora News


Luan Rama pasi dha dorëheqjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe njoftoi së fundmi se do i rikthehet gazetarisë duket se ka bërë hapa përpara për projektin e tij dhe ka filluar takime me pronarët e televizioneve.

Ai ditën e sotme është parë në një takim me Ylli Ndroqin pronarit Ora News, siç shihet edhe në foto.

Në një intervistë për News 24, Luan Rama tha se ia kishte paraqitur projektin e tij për rikthim në gazetari disa mediave por nuk zbuloi se cilat.

Gjithashtu, ish-zyrtari i LSI-së është parë të futet edhe në kullën Coin ku ndodhen zyrat e televizionit A2 News.

Karriera e Luan Ramës ka qenë në gazetari ku për disa kohë ka qenë edhe kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit.