Vendosni fjalën kyçe....

“Zjarret që shpërthyen në rajonin spanjoll qartësisht të qëllimshëm, u ndezën njëkohësisht” – Zyrtari


Shefi i mjedisit në rajonin veriperëndimor të Galicisë në Spanjë, Manuel Rodriguez, ka deklaruar se një zjarr shkatërrues që shkrumboi 1.000 hektarë pyll gjatë dy ditëve ishte ‘qartësisht i qëllimshëm’.

Zjarri, i cili filloi të hënën pasdite pranë qytetit Ribas de Sil, ishte përhapur në mbi 1.000 hektarë pyll deri të martën, pavarësisht se shërbimet e urgjencës kishin vendosur 49 ekipe tokësore, 14 helikopterë dhe tetë aeroplanë për të luftuar zjarrin.

“Hetuesit kanë identifikuar pika të ndryshme që u ndezën njëkohësisht. Kush e bëri këtë e dinte mirë se do të shkaktonte shumë dëme,” deklaroi Rodriguez.

Tymi që del nga zjarret ka ndikuar në dukshmërinë në rrugët lokale dhe linjat hekurudhore, duke kufizuar udhëtimet në zonë. Kushtet e motit kanë paraqitur një sfidë shtesë, pasi temperaturat e nxehta dhe lagështia e ulët po ndihmojnë përhapjen e flakëve. Megjithatë, shiu që parashikohet të bjerë mund të ndihmojë përpjekjet e shuarjes së zjarrit.

Spanja është mes disa vendeve evropiane dhe mesdhetare që janë prekur nga zjarret në javët e fundit. Vetëm këtë vit, ajo ka humbur 74,260 hektarë tokë nga flakët, që është më e lartë se mesatarja vjetore gjatë dhjetëvjeçarit të shkuar, por ende më e ulët se viti më i keq në rekord, 2012, kur u shkatërruan 190,000 hektarë.