Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka falenderuar sot banorët e zonës së “zemrës” së tij që e kanë votuar.
“Mirënjohje popullit të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit, Belshit, Cërrikut dhe Peqinit për mbështetjen”, shkruan Balla.
Me një foto nga seanca e parë e parlamentit, Balla ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që e kanë votuar, edhe pse nga tani e tutje kryeministri Edi Rama e spostoi si drejtues politik në Fier.