Një fjali ka thënë kreu i PD-së pas daljes parlamenti. Ai ka deklaruar se armiku i vetëm i PD-së është Edi Rama.
“Ka vetëm një armik dhe ai është Edi Rama.” – deklaroi Basha.
Më herët, ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë për mediat duke e akuzuar kryedemokratin për pazare të fëlliqura e të turpshme me kryeministrin Rama në kurriz të PD-së dhe shqiptarëve.
Ai e quajti nul një vendim të tillë duke thënë se nuk ka asnjë vlerë ligjore e statutore brenda partisë dhe se do bëjë gjithçka për të kthyer sovranitetin në part e për të çmontuar pazarin Basha-Rama.
Basha e mori mbrëmjen e djeshme vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i forcës politike që drejton pas shpalljes ‘non grata’ të këtij të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit pak javë më parë.
Vendimi i tij u përshëndet nga ambasada amerikane në Tiranë që pohoi se e respektonte këtë vendim të vështirë që tregon se PD di të shkëputet nga e shkuara për të ndërtuar të ardhmen.