Vendosni fjalën kyçe....

Berisha para parlamentit: Sot nis beteja kundër pazareve të fëlliqura të Bashës me Ramën, dalim më të fortë


Ish-kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Basha, për pazare të fëlliqura me kryeministrin Rama.

Ai foli para një grupi simpatizantësh që ishin mbledhur para parlamentit, duke thënë se sot do nisë beteja për kthimin e sovranitetit në PD dhe kundër pazareve të turpshme mes Bashës e Ramës.

Në fund ai u premtoi simpatizantëve se nga kjo betejë, PD do dalë më e fortë dhe më e sigurt te fitorja.

“Sot nis beteja jonë, kundër pazareve të turpshme pazare të fëlliqura të Lulzim Bashës me Edi Ramën PD del nga kjo betejë më e fortë dhe më e sigurt se kurrë në fitore. Rroftë Partia Demokratike. Rroftë Shqipëria.” – deklaroi ish-kryeministri Berisha para hyrjes në parlament.