Vendosni fjalën kyçe....

Betohen deputetët e kuvendit, Berisha largohet menjëherë pas betimit


Janë betuar njëri pas tjetrit në rend alfabetik deputetët e Kuvendit të Shqipërisë.

Mes tyre u betua edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i përjashtuar dje nga grupi demokrat parlamentar.

Berisha hyri në seancën e pasdites njësoj si në atë të paradites, i shoqëruar nga Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Në kuvend po votohet për zgjedhjen ose jo të Lindita Nikollës si kryetare e kuvendit.