Vendosni fjalën kyçe....

Çiftit suedez i ndalohet ta quajë djalin Vladimir Putin


Është emri i një prej njerëzve më të fuqishëm në botë, por ende nuk është aq i mirë sa duhet për autoritetet tatimore suedeze, të cilët refuzuan kërkesën e prindërve të një djali të porsalindur për ta quajtur zyrtarisht fëmijën e tyre Vladimir Putin.

Sipas “The Local”, një çifti në qytetin e vogël të Laholm iu refuzua leja nga autoritetet për t’i dhënë foshnjës së tyre të njëjtin emër si presidenti rus.

Sipas ligjit suedez, vendimi i një prindi se si ta quajë fëmijën e tij mund të refuzohet nga autoritetet tatimore të vendit nëse ata e konsiderojnë atë fyese ose besojnë se mund të shkaktojë probleme për personin në të ardhmen. Ata gjithashtu mund t’i thonë jo një emri nëse i ngjan qartë një mbiemri.

Duke cituar raportet e lajmeve në gjuhën suedeze, “The Local” zbulon se baza e vendimit të agjencisë nuk dihet ende.

Ky refuzim i fundit nuk është polemika e parë e politikave mbi emrat në Stokholm. Me kalimin e viteve, autoritetet tatimore kanë refuzuar emra si Allah, Ikea dhe Dotcom dhe madje një herë kanë refuzuar kërkesën e një çifti për të quajtur të porsalindurin e tyre “Brfxxccxxmnpccccllmmnprxvclmnckssqlbb11116”./ RT