Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Gjiknuri, shkruan se forca politike ku bën pjesë do luajë rolin e saj për të çuar përpara proceset duke mbrojtur interesat e shqiptarëve.
Po kështu ai shton se PS i ofron opozitës bashkëpunim në funksion të së ardhmes europiane të vendit.
“Falenderim i përzemërt për 768,134 anëtarët, simpatizantët e mbështetësit që me votën e tyre i dhanë Partisë Socialiste dhe Edi Ramës shumicën e nevojshme dhe besimin për të udhëhequr Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme. Duke i uruar sukses Kuvendit të ri, shpreh besimin e plotë se me punën e tij, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të luajë rolin e çmueshëm për të çuar përpara proceset e rëndësishme legjislative, duke mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Partia Socialiste do ta ketë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë.”