Vendosni fjalën kyçe....

Hakmarrja e Berishës: Basha është një lider që nuk mund të liderizohet, e boshtëzoi fushatën te vetja e tij 


 

Pasi e akuzoi kreun e PD-së Lulzim Basha për pazar me kryeministrin Edi Rama, ish-kryeministri Sali Berisha i ka ftuar të gjithë sot në komunikimin e tij në “Zonë e lirë” për të hetuar përfitime të mundshme, sipas tij nga ky “pazar”.

Por Berisha nuk është mjaftuar me kaq.

Ai sot, pas përjashtimit të tij nga Grupi Parlamentar i PD-së me kërkesë të amerikanëve ka zbrazur mbi tavolinë një sërë mendimesh të panjohura për publikun rreth Lulzim Bashës.

Lulzim Basha është një lider që nuk mund të liderizohet. Basha është një broken lider.”

Kështu deklaroi sot në darkë, pas një sërë zhvillimesh në seancat parlamentare Berisha. Kjo ishte përgjigja e “eklipsimit” të pretenduar nga panelistët që Berisha i ka bërë Bashës në raportin lider historik- lider aktual i PD-së por po ashtu lidhur me pyetjet se pse nuk ka folur më parë për Bashën.

“Ka një diferencë të madhe mes vjedhjes së zgjedhjeve dhe fitores së tyre”, tha Berisha, duke pohuar në këtë mënyrë paaftësinë, sipas tij, të krijimit të fitoreve nga Basha.

Ai shkoi më tej kur tha që Basha është një “Broken lider” (shqipëruar: lider i thyer, i dështuar). Shkurt? Sipas Berishës, Basha nuk mund të bëhet kurrë lider.

“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore. Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet por që i ka vjedhur Rama.”, u shpreh Berisha.

Boshtëzimi i fushatës te vetja e tij”

Berisha tregoi edhe detaje rreth fushatës elektorale, duke nxjerrë detaje sipas tij, lidhur me mënyrën si kanë punuar demokratët së brendshmi.

Berisha tha sot se Basha ka dashur të boshtëzojë fushatën vetëm te vetja e tij, duke treguar edhe detaje mbi një spot të futjes së Shqipërisë në NATO.

Patë spotin që tha se futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. E kishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider.

Më thanë a do e publikosh, u thashë “Po””, tregoi më tej Berisha lidhur me kërkesën për publikimin e spotit në “Facebook”-un e tij.

“Kështu është më mirë për ty, më mirë për PD-në”

“Kështu është më mirë për ty, më mirë për PD”, kështu tha Berisha se i ka thënë në telefon Basha para se të shpallte publikisht vendimin e tij për ta përjashtuar nga grupi.

Natyrisht Berisha theksoi se nuk e kishte pranuar diçka të tillë dhe se nuk e kishte pyetur me detaje se çfarë konkretisht i kishin thënë gjatë ultimatumit për përjashtimin e Berishës, amerikanët.

“Do mbroj interesi publik. Tur? Kudo. Të arrij në referendum për një çështje madhore”

Duke vazhduar me të tijën, Berisha tha se do vazhdojë të jetë antikonformist, duke mbrojtur interesin publik dhe sovranitetin dhe se ka për qëllim të arrijë një referendum për çështjen e tij.

Pyetjes pse ky fiksim për të qenë 30 vjet në politikë dhe parashtrimit të qarkullimit të elitave, Berisha iu përgjigj me frazën “s’kam ndaluar njeri të mbrojë interesin public”.

“Kur të më teket”, iu përgjigj Berisha pyetjes nëse do shkojë në mbledhjet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Pjesë nga biseda:

Arian Çani: Në Nëntor të 2018-s Bashës i bëra pyetjen që vret: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Arian Çani: Pra Lul Basha, i pabesë?

Sali Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim t’ua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’jua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra, mbledhjen e kishte bërë për t’u thënë vendimin. /Hashtag.al