Vendosni fjalën kyçe....

Ish-presidenti i Afganistanit: Largimi nga Kabuli, vendimi më i vështirë i jetës sime


Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka shprehur ‘keqardhje të thellë’ për mënyrën se si përfundoi presidenca e tij pasi ai iku nga Kabuli ndërsa talibanët e kishin rrethuar kryeqyteetin si dhe hodhi poshtë pretendimet se ai mori me vete miliona dollarë.

Në një deklaratë të gjatë të lëshuar nga llogaria e tij në Twitter, Ghani tha se ‘i detyrohet popullit afgan një shpjegim për largimin e papritur nga Kabuli më 15 gusht’.

Ish-presidenti tha se ai u largua me këshillën e personave që kishin përgjegjësinë e sigurisë së tij në pallatin presidencial.

“Largimi nga Kabuli ishte vendimi më i vështirë i jetës sime,” këmbënguli Ghani, por këmbënguli se masa kishte qenë mënyra e vetme për të shmangur gjakderdhjen e për të shpëtuar kryeqytetin dhe gjashtë milionë baorët e tij.

Ghani hodhi poshtë më tej akuzat se ai ishte larguar nga vendi me miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan, duke i quajtur krejtësisht të rreme raportet. Ghani tha se ai gjithashtu do të mirëpriste një hetim zyrtar nga OKB-ja ose një organ tjetër ndërkombëtar për të provuar pafajësinë e tij.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani