Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti saudit shkarkon drejtorin e Sigurisë Publike, për çfarë akuzohet zyrtari i lartë


Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz ka shkarkuar drejtorin e Sigurisë Publike të vendit dhe e dërgoi atë për hetim, tha Agjencia Zyrtare e Shtypit Saudite (SPA).

SPA tha se shkarkimi i Khalid bin Qaraar al-Harbi vjen si pjesë e një dekreti mbretëror që përfshin 19 zyrtarë të tjerë të cilët nuk i identifikoi.

Dekreti u lëshua bazuar në raportet zyrtare se al-Harbi ‘kreu shkelje të shumta me qëllim të përfitimit të parave publike dhe interesave personale’.

Al-Harbi qëndron ‘i akuzuar për kryerjen e një numri krimesh, duke përfshirë falsifikim, ryshfet dhe abuzim me pushtetin, me pjesëmarrjen e 18 personave nga sektori publik dhe privat’.