Ka reaguar i nervozuar edhe Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, për grisjen e fletëve të votimit rreth Lindita Nikollës nga demokratët.
“Lindita Nikolla është një kryezonjë fisnike e qytetare që do t’i bënte nder çdo kuvendi e institucioni.
Grisja e hedhja e letrave përtokë shpjegon ku inkurajohet ajo pjesë e vogël e shoqërisë që hedhjen e plehrave në rrugë e sheh si imitim të “tigrave prej letre” në SHQUP!”, shkruan Veliaj i indinjuar.
Nikolla u zgjodh me 79 vota pro kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.