Nis mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në selinë e kësaj partie.
Vetëm pak minuta nga nisja e seancës në Kuvendin e Shqipërisë, grupi i deputetëve demokratë është duke zhvilluar një mbledhje, teksa informacionet paraprake janë se do të pozicionohet kundër votimit të Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.
Seanca e parë e kësaj legjislature nisi në orën 10:00 të ditës së sotme, më shumë e fokusuar te pjesa formale e himnit dhe e leximit të emrave të deputetëve.
Mbledhjet e sotme në kuvend janë paraprirë nga zhvillime të forta të ditës së djeshme në Partinë Demokratike, ku kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Amerikanët ia kërkuan publikisht Bashës përjashtimin e tij. Berisha nuk u dorëzoi mandatin, madje sot u ul në sallën e parlamentit, edhe pas përjashtimit nga grupi demokrat.