Teksa Lindita Nikolla është projektuar të jetë kryetare e re e Kuvendit, zëvendëse e saj është propozuar Ermonela Felaj.
Mimi Kodheli, që pritet të marrë mandatin e deputetes pas dorëheqjes së Najada Çomos do drejtojë Komisionin e Politikës së Jashtme.
Komisioni i Ligjeve do drejtohet nga Klotilda Bushka ndërsa ai i Ekonomisë nga Eduard Shalsi.
Drejtimi i Komisionit të Sigurisë i është besuar Nasip Naços ndërsa Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese do e drejtojë Arben Pëllumbi.