Vendosni fjalën kyçe....

Rama s’komenton zhvillimet në PD: Vijmë me më shumë energji për çuarjen e vendit në tjetër nivel


Kryeministri Rama ka deklaruar pas përfundimit të seancës së parë parlamentare se forca politike që drejton do bëjë gjithçka për ta çuar vendin përpara.

Ai theksoi se PS është në një moment tejet të rëndësishëm dhe me shumë energji për të shpenzuar për njerëzit e sfidat e përbashkëta që ka vendi.

Në fund ai përsëriti ftesën e tij për kryedemokratin Basha duke thënë se dora e tij është e shtrirë për bashkëpunim për reformat që ka nevojë vendi.

“Do të angazhohem personalisht dhe PS do të bëjë të gjithë përpjekjen që të kemi sa më shumë energji të shpenzuara për njerëzit, për problemet e tyre, për sfidat e mëdha përbashkëta që ka vendi dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë fatkeqësisht në shumë e shumë vite duke u bërë një pronë e politikanëve që kanë abuzuar vijimësisht për qëllime e interesa, ambicie që mund të jenë edhe të natyrshme, por që nuk janë kurrë të mjaftueshme, për t’u ngritur mbi interesat dhe shpresat e qytetarëve. PS sot është në një moment shumë të rëndësishëm sepse duhet të ndjejë në të gjithë qelizën e saj çuarjen e vendit diku tjetër. Ne vijmë në këtë Kuvend për mandatin e trete me dorën e shtrirë për diçka që e kam thënë që në krye të herë së pa marrë parasysh si do shkonin zhvillimet brenda PD, për të bashkëpunuar në funksion të njerëzve.” – tha Rama.