Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Durrësit tender 9.4 milionë euro për mbetjet, inceneratori i Tiranës pritet të jetë fituesi


Bashkia e Durrësit pritet të shpallë tenderin për depozitimin e mbetjeve me vlerë 9.4 milionë euro.

Sipas burimeve të Hashtag.al kompania fituese e këtij tenderi, i cili do zhvillohet nëpërmjet një procedure me negocim, do jetë ineneratori i Tiranës.

Kompania Integrated Energy BV SPV sh.p.k pritet që të përfitojë tenderin me fond limit 1,148,864,000 Lekë ose 9,416,918 Euro.

Situata që paralajmëroi tenderin

Duket se rruga deri te tenderi nuk ka qenë dhe e shkaktuar nga nevoja që Durrësi ka për të trajtuar mbetjet pasi për këtë organet vendore dhe qëndrore duhet ta kishin prashikuar më përpara.

Me mbylljen e Porto Romanos në 6 janar të këtij viti dhe mos caktimin e një fushe apo landfilli për trajtimin e mbetjeve, kompanitë e pastrimit të qytetit nuk kishin një venddepozitim të mbetjeve.

Më 11 qershor 2020 Bashkia e Durrësit shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore me mbeturinat që depozitoheshin rrugëve.

Fillimisht u arrit një marrëveshje e përkohshme që mbetjet të dërgoheshin në landifillin e Sharrës që menaxhohet nga Integrated Energy BV SPV sh.p.k. Afati që kompania la në ato muaj bashkisë dhe qeverisë për të gjetur një zgjidhje ishte data 15 korrik.

Për të zgjidhur gjendjen e rënduar më 1 shtator 2020, bashkia do t’i propozonte qeverisë tri alternativa për trajtimin e mbetjeve.

Dy prej tyre përfshinin trajtimin e tyre në Durrës duke ndërtuar një landifill në Sukth me kosto rreth 11 milionë euro ose në Gjepalaj, me kosto 5.2 mln euro.

Alternativa e tretë ishte dërgimi i tyre në inceneratorin e Sharrës.

Por duket se Bashkia është gati tani t’i dërgojë në Sharrë dhe zgjidhja është tender pa garë dhe me vlerë afro 10 milionë euro.