Vendosni fjalën kyçe....

Berisha e akuzoi se ka vite që nuk shkel në SHBA, video e Bashës atje


Sali Berisha deklaroi dje se Lulzim Basha ka vite që nuk shkel në SHBA. Ish-kryeministri Berisha tha se dje te “Zonë e Lirë” se Basha ka disa vite që nuk ka shkuar në tokën amerikane.

“E thjeshtë fare. Pabesia njerëzore thyen çdo lot dhe çdo moral. I pabesë. Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta përpara se të dalë në mesazhin e tij. Ma tha në telefon. Unë e kundërshtova në mënyrë kategorike. Nuk ishte tagri i tij një vendim i tillë.

E kundërshtova dhe kërkova që të pranishmëve në mbledhje. Ai e shfaqi më parë mesazhin dhe pastaj ua tha të tjerëve në mbledhje. Ata i la të mbledhur nja një orë dhe pastaj shkoi i njoftoi. Gjithçka e ka bërë për shkak të interesit të tij personal. Ai ka disa vite që nuk shkon në SHBA. Ai me mua ka bërë një bisedë 3 ditë më parë se kishte problemin e dekriminalizmit.”, deklaroi dje Berisha.

Nga një kërkim elementar rezulton se Basha ka qenë në SHBA dhe kjo është një video që tregon prezencën e tij në Uashington, i ftuar në një event të institutit Hudson, mbi sfidat e NATO-s. Përballë një audience me kongresmenë, senatorë dhe drejtues të administratës, Basha ka folur për pritshmëritë dhe rëndësinë e ndikimit të NATO-s edhe në Ballkanin Perëndimor.