Vendosni fjalën kyçe....

Gjekmarkaj: PD-ja ishte në diktat, ose largohej Berisha ose shpallej organizatë e padëshiruar


Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” ka komentuar largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Gjekmarkaj tha se PD ishte në diktat ose dorëhiqej Basha dhe vinte një tjetër duke rrezikuar që partia të shpallej organizatë e padëshiruar.

Më tej deputeti tha se Basha ka marrë një vendim që çliroi deputetët.

Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me një personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit. Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha. Ky vendim i ka shmangur deputetët, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen. PD ishte në  diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar qe PD të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën. Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja. PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-të që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2013-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”- deklaroi Gjekmarkaj.