Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett pretendon se qeveria e Teheranit gënjen rreth punimeve të saj bërthamore dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë menjëherë në veprim kundër Iranit.
Në një deklaratë me shkrim, Bennett bëri vlerësime për raportin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (UAEA) lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Duke iu referuar raportit të UAEA-s të datës 7 shtator, Bennett tha se “Izraeli e sheh me shumë seriozitet fotografinë e pasqyruar në raportin i cili dëshmon se Irani vazhdon të gënjejë botën dhe se ka avancuar programin e zhvillimit të armëve bërthamore duke refuzuar angazhimet ndërkombëtare”.
Ai tha se Izraeli do të bëjë gjithçka për të penguar që Irani të posedojë armë bërthamore. “Bëj thirrje për një reagim të shpejtë dhe të përshtatshëm ndërkombëtar kundër veprimeve të dhunshme të Iranit. Raporti i UAEA-s, paralajmëron se tani është koha për të kaluar në veprim. Për këtë arsye, pritja e sinqertë se Irani është i gatshëm të ndryshojë rrugën e tij nëpërmjet negociatave është treguar se është e pabazë”, tha Bennett.
Në raportin e UAEA-s, thuhet se Irani që nga muaji maj ka katërfishuar rezervat e tij të uraniumit të pasuruar me 60 për qind.