Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi mblidhet sërish të hënën, do zgjidhen organet drejtuese


Kuvendi i Shqipërisë do mblidhet sërish në seancë plenare vetëm 3 ditë pas u hap legjislatura e tij e 10-të.

Në seancën e së hënës e cila fillon punimet prej orës 17:00 do ketë në rend dite zgjedhjen e organeve drejtuese të tij.

Të nderuar kolegë,

Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.)

Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit”-thuhet në njoftim