Vendosni fjalën kyçe....

Ronaldo debuton me dy gola, dërgon Man.United në vendin e parë


Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer që në debutimin e tij të parë për Manchester United duke ia siguruar një fitore të rëndësishme Djajve të Kuq.

Ronaldo filloi në këtë ndeshje nga minuta e parë dhe ishte i rëndësishëm për fitoren e tri pikëve.

United e filloi mirë këtë ndeshje dhe vazhdimisht ishte në kërkim të golit. Ai do të vinte në dy minutat shtesë të pjesës së parë pas një gabimi që bëri portieri i Newcastle, Woodman.

Ronaldo i gjendur në zonë do të shënonte golin e parë të skuadrës.

Në pjesën e dytë miqtë ishin më kërkues dhe do të arrinin që të barazonin rezultatin. Allan Saint-Maxim do të pasonte për Javier Manquillo që do të shënonte gol në minutën e 56-të.

Reagimi i Manchester Unitedit do të ishte i shpejt dhe ata do të shënonin përsëri.

Ishte prapë Ronaldo i cili pasi mori një top të mirë nga Luke Shaw depërtoi dhe shënoi një gol të bukur në mes të këmbëve të portierit Woodman.

United do ta siguronte fitoren kur në minutën e 80-të, ylli i tjetër portugez Bruno Fernandez do të shënonte gol në minutën e 80-të të ndeshjes. Ai u asistua nga mesfushori francez, Paul Pogba.

Pa dyshim ky ishte goli më i mirë në këtë ndeshje pasi që Bruno shënoi gol të bukur nga pothuajse 26 metra.

Pogba do të kishte dorë edhe në golin e katërt të United pasi që do të pasonte për Lingard që shënoi gol në minutën e dytë shtesë të takimit.

Pas kësaj fitoreje Manchester United ngjitet në vendin e parë me 10 pikë duke lënë pas Cityn, Tottenhamin me nga nëntë pikë.