Vendosni fjalën kyçe....

A është i pastër Basha vetë?


Nga Hysni Gurra

A do të sillej kështu siç po sillet Sali Berisha nëse fëmijët apo bashkëpunëtorët e tij do ta kishin implikuar keq në afera?

Pse për budalla e njohin Berishën këta?

A ka njeri që e njeh më mirë se ai si funksionon Amerika, qoftë kur e ke aleate qoftë kur e ke armike, pasi e ka provuar në të dyja variantet.

Po është e thjeshtë, ai është njeri që informohet edhe kur ka pushtet edhe kur nuk ka, si mendon zoti Luli se nuk i ka peshuar gjërat Berisha përpara se të nisë rezistencën?

Një person si ai, nëse do të ishte i implikuar, me letra, siç thotë Luli, nuk do sillej kurrë ashtu ashtu, as me Ramën, jo më me Amerikën, thjesht do ulte kokën, do thoshte më lini në hallin tim dhe do shijonte pleqërinë, do të dilte nganjëherë nëpër televizione sipas nevojave të Lulit, siç po bën Fatos Nano dhe kaq.

Unë nuk e mbroj Berishën pasi kurrë në asnjë rrethanë s’kam përfituar asgjë nga pushteti i tij, përveç nja 2-3 herë vlerësime për ndonjë shkrim që i ka rënë në sy.

Lulzim Basha nëse do ishte lider, siç pretendon ai dhe servilat e tij rrogtarë, do duhej që në 2013 ose 2017 t’i thoshte Berishës burrërisht, të lutem mos u ngatërro më me PD, kryetar jam unë, nëse do me ndejt anëtar rri, nëse nuk do, të përze unë.

Pse nuk e bëri kurrë Basha këtë?

Me çfarë shantazhohet Basha? A është i pastër vetë, pasi në dy ngjarjet më të rënda të qeverisjes Berisha, aferat e Rrugës së Kombit dhe ngjarjet e 21 janarit, të drejtë firme ka patur Luli, si ministër linje.

Ne e dimë që ky sistemi “demokratik” është ndërtuar në atë mënyrë që mbron titullarët, duke filluar nga kryeministri i pari. Dhe, siç ka mbrojtur Nanon, Berishën, Metën do mbrojë edhe Ramën.

T’i lemë këto përrallat jo drejtësia, jo barazia para drejtësisë, jo reforma në drejtësi, asnjë kryeministër në Shqipëri nuk shkon para drejtësisë, edhe kjo me të drejtë, në bazë të ligjeve, dhe sikur drejtësia të veprojë në mënyrën më të pa anshme. Gjithçka flitet, burg ky, burg ai, është vetëm propagandë.

Edhe në Europë, edhe në Amerikë bile, asnjë politikan i nivele të larta nuk është dënuar kurrë në raport të drejtë me dëmin që ka bërë, qoftë korrupsion apo çfarëdo.

T’i besosh kësaj lloj propagande do të thotë vërtetë të hash bar!