Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 14 shoferë e pezullohen 52 patenta në mbarë vendin


14 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore 24 orët e fundit në mbarë vendin.

9 prej tyre janë ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa 5 të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

Po kështu policia ka pezulluar 52 leje drejtimi, nga të cilat 25 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë ndëshkuar me gjoba  1343 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme e parkime të gabuara.