Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Singapor britaniku, burgoset, dhunohet e më pas përzihet nga vendi pasi u kap pa maskë


Një britanik i identifikuar si Benjamin Glynn është arrestuar në Singapor pasi u kap pa maskë.

Pas kësaj ai u burgos e më pa u përzu nga vendi. Duke jetuar në Singapor, britaniku dhe partnerja e tij vendosën të ktheheshin në shtëpi me dy fëmijët e tyre.

Në ditën e fundit të qëndrimit  ai u filmua në tren duke mos mbajtur maskë. Fotoja e tij u shpërnda menjëherë në faqen zyrtare të qeverisë dhe 24 orë më vonë, ai u arrestua.

Pasi e morën me forcë nga banesa, britaniku u dhunua nga policia dhe u dërgua me forcë ne qeli ku sipas tij, trajtimi që iu bë ishte çnjerëzor. Pas kësaj. Ai u lirua me kusht dhe u përzu nga vendi.