Vendosni fjalën kyçe....

“Asnjë pendesë” – Lirohet francezi që bëri burg pasi qëlloi me shuplakë Macron-in


Një i ri që kaloi disa muaj pas hekurave pasi goditi me shuplakë presidentin francez Emmanuel Macron këtë verë, ka thënë se ka marrë shumë letra në mbështetje të veprimit të tij ‘politik’.

Damien Tarel i tha BFM TV se nuk ndjen ‘keqardhje’ për sulmin ndaj kreut të shtetit francez. “Unë e dënoj dhunën fizike. Sidoqoftë, ishte vetëm një shuplakë e vogël. Unë besoj se Macron është shëruar jashtëzakonisht mirë,” tha ai, duke shtuar se ai planifikon të marrë pjesë në protestat kundër pasaportës së vaksinimit.

28-vjeçari u lirua të shtunën pasi kreu një dënim me burg për goditjen e Macron në fillim të qershorit. Ai goditi presidentin ndërsa po përshëndeste një turmë spektatorësh gjatë një udhëtimi në Francën jugore.