Ish-kryeministri Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që të gjithë së bashku të rrëzojnë vendimin antistatutor, poshtërues e për interes personal të kreut të PD-së, Basha.
Ai e quan Bashën, peng, ndërsa e ka shoqëruar mesazhin me videon e një anëtari të PD-së që gris kartën e anëtarësisë.
“Te dashur anetare dhe anetar te Partise Demokratike, asnje largim nga rradhet e saj por te gjithe se bashku per te hedhur ne koshin e plehrave vendimin antistatutor, amoral, poshterues dhe fund e krye per interes personal te pengut Lulzim Basha. Rrofte Partia Demokratike e Shqiperise! Sb” – shkruan Berisha.