Katër pacientë kanë humbur jetën në spital lidhur me Covid-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia në 2543.
Personat që kanë humbur jetën janë një qytetare nga Tirana 65 vjeçe, një qytetar nga Kolonja 65 vjeç, një qytetar nga Shkodra 78 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 82 vjeç.
Nga 4334 testime të kryera janë gjetur 864 raste të reja ndërsa në spital po kurohen 175 persona.