Bjellorusia do të marrë mbi 1 miliard dollarë armë dhe pajisje ushtarake nga Rusia, ka njoftuar presidenti i saj, Alexander Lukashenko, duke shtuar se në takimin e zhvilluar javën e shkuar në Moskës është diskutuar edhe blerja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400.
“Ne po zhvillojmë bisedime dhe po planifikojmë dërgesat e S-400,” u tha Lukashenko gazetarëve të dielën, kur mori pjesë në stërvitjet Zapad-2021 të mbajtura me Bjellorusisë e Rusisë. Lukashenko gjithashtu tha se siguria ishte një çështje kryesore në axhendën e bisedimeve të tij me presidentin e Rusisë Vladimir Putin në kryeqytetin rus.
Gjatë takimit tetëorësh, udhëheqësit iu kushtuan rreth tre orë diskutimit të “mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Lukashenko, duke shtuar se ai i kërkoi edhe një herë presidentit rus që të furnizojë Bjellorusinë me sisteme të përparuara të mbrojtjes ajrore. Putin më pas urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes Ruse që të ‘negociojë këto çështje’ me palën bjelloruse, shtoi ai.
Megjithëse Minsk ende nuk ka arritur një marrëveshje zyrtare për S-400, Bjellorusia dhe Rusia tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje armësh me vlerë 1 miliard dollarë dhe duke përfshirë pajisje të ndryshme ushtarake duke filluar nga dhjetëra avionë luftarakë dhe helikopterë deri në sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme Tor-M2.