Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Astir, ashensori ishte i pakolauduar, një nga të plagosurat është shtatzanë


Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen që ndodhi gjatë mesnatës në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ashensori i një pallati u shkëput duke plagosur për pasojë dy gra.

Aksidenti ka ndodhur në kompleksin “Fratari”. News 24 raporton se pas verifikimeve të policisë rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot dhe nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Gjithashtu ashensori rezulton të jetë i pacertifikuar nga Inspektoratit Shtetëror Teknik (ISHT).

Momentalisht ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është e qëndrueshme. Ndërsa e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila është shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.