Vendosni fjalën kyçe....

Ngjarja në Astir, reagon ISHMT: Ashensori ishte i paregjistruar


Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Astir ku u rrëzua ashensori dhe u plagosën dy gra.

ISHMT-ja thotë se ashensori ishte i paregjistruar nga subjekti që e ka instaluar. Gjithashtu ky ashensor nuk ka qenë i inspektuar nga asnjë trupë e autorizuar.

Deklarata e plotë nga ISHMT:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË

INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT

Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet me adrese në kompleksin Fratari, në zonën e  Astir,  Tiranë, sqarojmë se prane ISHMT nuk rezulton ky subjekt si  i regjistruar.

Sipas Ligjit 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore’, i ndryshuar Personi Përgjegjës i produkt/instalimit nuk e ka bere regjistrimin e ashensorit pranë ISHMT.

Nga të dhënat e ISHMT për sa i përket raportimeve të Trupave të Autorizuara dhe të dhënave të tjera të siguruara nga ISHMT, rezulton se ashensori i cili ka pësuar “defekt teknik” duke shkaktuar aksident nuk ka qenë i inspektuar nga një Trupë e Autorizuar siç parashikon Ligji 10489/2011 “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar.

Në zbatim të legjislacionit për administrimin e ambjenteve të përbashkëta, banorët e pallatit duhet të zgjedhin një administrator dhe është detyra e administratorit të kontraktojë një Organ të Miratuar, i cili bën kontrollin fillestar të ashensorit dhe atë periodik, për të vlerësuar nëse ashensori është në përputhje me rregullat teknike për garantuar sigurinë e përdoruesve.

Strukturat e ISHMT ne momentin e marrjes se njoftimit janë angazhuar maksimalisht ne bashkepunim dhe me strukturat e tjera ligjzbatuese per zbardhjen e kesaj ceshtje.