Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje në Mynih mes policisë e protestuesve kundër ndryshimeve klimatike në panarin e makinave (Video)


Policia e Mynihut u përlesh me protestuesit mjedisorë në fundjavë, teksa qyteti po priste një ekspozitë të madhe makinash. Mijëra aktivistë marshuan nëpër rrugët e Mynihut për të protestuar ndaj shfaqjes në vazhdim të panairit të makinave.

Ngjarja dikur quhej Panairi Ndërkombëtar i Automjeteve në Frankfurt, para se të zhvendosej në qytetin jugor gjerman dhe të riemërtohej për të përfshirë mënyra më ekologjike të transportit si biçikleta.

Protestat e mbajtura nën ombrellën e lëvizjes ‘#aussteigen’ shkuan kryesisht në mënyrë paqësore, megjithëse në disa raste policia kufizoi lëvizjen e aktivistëve. Por situata në Luisenstrasse jashtë stendave të hapësirës së hapur të IAA u përshkallëzua kur oficerët u përleshën me një grup demonstruesish, pasi disa prej tyre u ngjitën në pemë për të varur një banderolë mes tyre.

Gjatë sherrit, policia përdori shkopinj dhe spërkatës me piper kundër protestuesve. Zëdhënësi i policisë Andreas Franken tha se zbatimi i ligjit nuk do të kishte ndërhyrë nëse do ta dinin se bëhej fjalë vetëm për vënien e flamurit.

Përdorimi i forcës u kritikua nga Georg Kurz, një zëdhënës i organizatës rinore të Partisë së Gjelbër. Ai tha se ishte shembull i trajtimit të ndryshëm që autoritetet gjermane u ofrojnë atyre që ‘shkatërrojnë klimën’ dhe atyre që duan ta ruajnë atë.