Dy familje në Poliçan jetojnë ende në çadra pasi ërmeti i 26 nëntorit 2019 u prishi shtëpitë.
Bëhet fjalë për dy familje në fshatin Mbrakull të cilët nuk fituan asnjë ndihmë nga qeveria edhe pse ekspertët i shpallën si të pabanueshme banesat e tyre.
Albana Kelmendi dhe Ane Leka, thonë se edhe pse në letër janë përfituese nga fondi i të prekurve nga tërmeti, prej rreth dy vitesh nuk kanë marrë ende asgjë, shkruan BW.
“Ne jetojmë prej rreth dy vitesh në çadër, siç edhe e shihni shtëpitë tona janë të pabanuara pasi gjithçka është shkatërruar. Muret janë të gjitha të shkatërruara e të çara dhe çatia është e rrëzuar. Pas tërmetit erdhën specialistet, na i vlerësuan të pabanueshme dhe na sollën çadra për t’u vendosur. Menduam se kjo do ishte e përkohshme por që nga ajo ditë askush nuk ka ardhur më. Ne kemi marrë një shkresë nga Ministria përkatëse ku thuhet që jemi përfitues nga fondi i të prekurve nga tërmeti por deri tani nuk kemi përfituar asnjë ndihmë. Kemi shkuar në bashkinë e Poliçanit dhe na kanë thënë se nuk ka ardhur fondi për ta .Ne kërkojmë të na ndërtojnë të paktën një dhomë e kuzhinë ku të fusim kokën sepse po flemë në çadër me frikë nga gjarpërinjtë që na hyjnë brenda” – kanë thënë Kelmendi e Leka.