Qarkullonte me armë zjarri me vete, arrestohet një 22-vjeçar i cili është i njohur për autoritetet pasi ishte dënuar më parë.
Nga policia e Tiranës u arrestua në kushtet e flagrancë shtetasin Ibrahim Gjidiaj, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës të këtij shtetasi, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.